Kosova në Kampionatin Botëror të lavërimit

10:56 | 06 Shtator 2025
Kosova në Kampionatin Botëror të lavërimit

Lëvruesit Kosovar vazhdojnë me promovimin e Kosovës duke valvitur flamurin e Republikës së Kosovës edhe në Pragë të Çekisë.

Që pas pranimimit të Kosovës në Organizaten Botërore të Lavërimit (World Ploughing Organization-WPO) në vitin 2011 si anëtare me te drejta të plota, Organizata e Lëvruesve të Kosovës ka marrë ftesë për pjesëmarrje dhe përfaqesim të ekipit si representuese e Republikës së Kosëvës në Kampionatin e 59-të Botërore në Kroaci në vendin Biograd na moru.

Që nga atëherë, representuesit e Kosovës përfaqësojnë Kosovën në gjitha kampionatet botërore në ketë gara.
Këtë vit garat jubilare të 70ta botërore mbahen në Pragë të Republikës së Çekisë me 5 dhe 6 shtator, ku presente janë 27 vende të ndryshme botërore nga Europa, Mmerika, Afrika, Australia dhe Zelanda e Re.

Ekipi i Republikës së Kosovës në përbërje prej 5 anëtarëve këtë vit përfaqësohet nga z. Lulzim Shehu, një garues me përvojë të madhe në këto gara dhe në artin e lëvrimit, i cili nën flamurin e Republikës së Kosovës do të garoj me tractor “Zetor” dhe plug konvencional të kompanisë “Kverneland” të huazuara me qera nga anëtarët e organizatës Çeke të Lëvrimit.

Representuesit e Kosovës poashtu janë të përfshirë në gjitha strukturat menaxhuese dhe ekzekutuese të Organizatës Botërore të Lavërimit (WPO), duke përfshirë bordin drejtues, komisione të ndryshme dhe ekipin e gjygjëtarëve ndërkombëtar që vlerësojnë performancat e garuesve në kampionatet botërore.

Mbështetja e ekipit Kosovar edhe këtë vit ishte jo e mjaftueshme. Të vetmit që mbështetën ekipin e Kosovës janë Ministria e Bujqësisë e cila mbeshtet ekipin e Republikës së Kosovë me pagesë të anëtarësis në WPO dhe mërgimtarit z. Nazmi Hoxha i cili vepron ne Grand Rapids të SHBA-së i cili ka siguruar traktor dhe plugë për garuesin Kosovar.
Promovimi I Republikës së Kosovë përmes pjesëmarrjes në këto gara ishte i jashtëzakonshëm. Për pjesëmarrësit Kosovar kanë raportuar mediat e ndryshme botërore, si “The Wall Street Journal” dhe shume gazeta dhe portalet e vendeve ku janë mbajtur këto gara: Kroate, Kanadeze, Franceze, Angleze, Gjermane, Lithuaneze, etj.

Ekipi Kosovar tani më bënë plane për pjesëmarrje në kampionatin e radhës i cili do të mbahet në Kroaci në shtator te vitit 2026 dhe fton publikisht për përktahje më të madhe, sidomos kompanit dhe bizneset qe operojne në fushën e bujqësisë.

Komento: