
Kompania ndërkombëtare për vlerësimin e rrezikut hulumtoi se cilat destinacione përfaqësojnë rrezikun më të madh për udhëtarët në vitin 2024 bazuar në të dhënat për sigurinë, rreziqet shëndetësore, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, raportojnë Reporters, transmeton FrontOnline.
Sipas rezultateve, Kosova i takon grupit të vendeve me “rrezik shëndetësor shumë të lartë” për udhëtime, si dhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë renditur si vendet me “rrezik të mesëm shëndetësor”.
Shqipëria, e cila priti rreth 10 milionë turistë në vitin 2023, përfaqëson një “rrezik shëndetësor mesatar” dhe një “rrezik të ulët sigurie”, por theksohet se në faktorin e katërt, që merr parasysh “shëndetin mendor”, 10-12,5 për qind e popullatës vuan nga probleme duke përfshirë depresionin, ankthin, çrregullimet e të ngrënit dhe skizofreninë.
Të gjitha vendet e rajonit përfaqësojnë një rrezik të ulët përsa i përket sigurisë, ndikimit në ndryshimet klimatike dhe shëndetit mendor./FrontOnline/