Kosova në terr, kur pritet të kthehet njësia A3 në prodhim sipas KEK?

22:01 | 31 August 2022

Korporata energjetike e Kosovës(KEK) ka bërë të ditur se janë duke e sanuar njësin A3, dhe pritet që brenda dy ditësh të përfundojnë punimet dhe kjo njësi të rikthehet në funksion.

Kosova aktualisht është duke u ballafaquar me reduktime të gjata me rrymë, ku për qytetarët këto reduktime janë vështirë të përballueshme.

“Zyrtarët e KEK i thanë që janë duke e sanuar njësin A3 dhe pritet që brenda 2 ditësh të përfundojnë punimet dhe të kthehet në funksion. Derisa Kosova të sigurojë energji të nevojshme, reduktimet kanë shkuar deri në 3 orë pa rrymë”, thuhet në përgjigjen e tyre për rtk.

Komento: