Kosova nënshkruan marrëveshje me Holandën për eliminimin e tatimit të dyfishtë

16:57 | 29 July 2020

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë Gerrie Willems kanë nënshkruar sot më 29 korrik 2020 ”Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe parandalimin e evazionit tatimor dhe shmangies” ndërmjet dy vendeve.

Siç njofton kumtesa për media, kjo marrëveshje kontribuon në një bashkëpunim të përmirësuar ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, sepse përmban rregulla të qarta për të shmangur tatimin e dyfishtë.

“Kjo do të rezultojë në më pak pengesa tregtare për bizneset holandeze dhe kosovare dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit”, thuhet në njoftimin nga MF-ja.

Ambasadorja Willems theksoi se Holanda do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve kosovarë.

Komento: