Kosova nga sot futet në krizë institucionale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kosova nga sot futet në krizë institucionale

08:58 | 26 Dhjetor 2019

Kosova në krizë politike e institucionale..

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët sa i përket marrëveshjes për formimin e qeverisë së re. Rrjedhimisht, këto dy subjekte do të shkojnë në seancën e sotme konstituive, e cila do të fillojë në orën 15:00, pa një dakordim paraprak për bërjen e institucioneve të reja, shkruan sot gazeta Zëri.

Seanca e sotme për konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës pritet të nisë pa pasur një marrëveshje paraprake për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar mbrëmë se nuk kanë arritur të merren vesh me LDK-në. Kurti me këtë rast ka bërë të ditur se partia që ai drejton i ka bërë një ofertë LDK-së, por ajo është refuzuar.

Në këtë ofertë, siç ai ka njoftuar, është kërkuar që çështja e presidentit të lihet për t’u diskutuar më vonë. Mirëpo, nëse partia e Isa Mustafës insiston në këtë post, Vetëvendosjes sipas kreut të LVV-së duhet t’i shtohet edhe një ministri, respektivisht ajo e Punëve të Brendshme. Ndërkaq LDK-ja edhe gjatë ditës së djeshme ka përsëritur kërkesën e njëjtë, se këtij subjekti duhet t’i takojë pozita e presidentit.

Komento: