Kosova nuk është e painformuar për taksën e re në Rrugën e Kombit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kosova nuk është e painformuar për taksën e re në Rrugën e Kombit

09:21 | 28 Gusht 2019

Rruga e Kombit nga 1 shtatori edhe me një taksë tjetër, ministri Lekaj nuk e konfirmon.

Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me taksën shtesë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Siç raportojnë mediet në Shqipëri, mësohet se nga data 01 shtator në tollin e pagesës së Rrugës së Kombit do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë.

Të njëjtat burime thonë se në këtë linjë të rëndësishme rrugore, do të vendoset taksë shtesë për mjetet që kalojnë limitet e peshës së përcaktuar detaje për të cilën pritet të zbardhen në vijim.

Por ministri në detyrë i Transportit, Pal Lekaj, për Telegrafin ka thënë se nuk janë të informuar për këtë.

“Ne si palë kosovare nuk jemi të informuar se do të ndodhë diçka e tillë”, tha Lekaj.

Kujtojmë se me 15 prill të 2018-së, Qeveria e Shqipërisë kishte marr vendim që për çdo kalim të Rrugës së Kombit të paguhet taksë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!