Boshnjakët: Kosova nuk është për t’u nënvlerësuar.
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot përballjen e dytë brenda pak ditësh me Bosnjë-Hercegovinën.
“Dardanët” e humbën duelin e parë në shtëpi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024, ndërsa sot nga ora 17:00 do ta luajnë ndeshjen e dytë me boshnjakët në Tuzla.
Edhe pse konsiderohen si favoritë absolutë, vendësit janë të kujdesshëm me deklarata para duelit të katërt të Grupit 7 në kualifikimet e Evropianit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Në konferencë për shtyp folën ndihmës-trajneri Damir Doborac dhe hendbollisti i Bosnjë-Hercegovinës, Senjamin Buriq, shkruan mediumi boshnjak “avaz.ba”,