Shtëpia botërore e futbollit FIFA, ka publikuar rënditjen e kombëtareve për muajin prill.
Kosova për dallim nga muaji i kaluar, nuk ka ndryshuar nga pozicioni i saj pas dy ndeshjeve të luajtura për eliminatoret e Euro2024.
“Dardanet” regjistruan dy barazime dhe do vazhdojnë të jenë në poziten e 107-të,që vazhdon të jetë renditja me e lartë deri më tani.
E anën tjetër, Shqipëria ka humbur dy pozita në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s. Humbja ndaj Polonisë e zbriti kombëtaren kuq e zi në vendin e 68-të.
Ndryshime pati edhe në vendin e parë ku pas gjashtë vitesh në majen e futbollit botëror është rikthyer Argjentina. Në vendin e dytë është Franca ndërkohe Brazili është e treta. Top 10-shën e kompletojnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia,Italia,Portugalia dhe Spanja.