Kosova pa emër për president, Tahiri: Mungesa e procesit politik i faturohet VV-së, papërgjegjësi e plotë

15:40 | 04 Mars 2026
kosova-pa-emer-per-president,-tahiri:-mungesa-e-procesit-politik-i-faturohet-vv-se,-papergjegjesi-e-plote

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë e zgjedhjes së presidentit.

Ai para mediacve tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka 80 vota për ta bërë presidentin.

“Në mungesë të këtyre votave nuk ka ndodhur një proces politik për të zgjedhur një kandidat konsensual. Nuk ka ndodhur asnjë tryezë serioze për të diskutuar profilin e një kandidati konsensual për vendosjen e emrave të subjekteve politike dhe pastaj dakordimin e dy apo tre emrave”, tha ai.

Komento: