Kosova për herë të parë në Lojërat Paralimpike, Osmani: Moment historik

14:03 | 19 Mars 2024
kosova-per-here-te-pare-ne-lojerat-paralimpike,-osmani:-moment-historik

Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ndaj presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar këtë moment historik, duke shpresuar në përfaqësim të denjë të sportistëve tanë në këto gara ndërkombëtare.

Këtë deklaratë Osmani e ka bërë në një takim me presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andreew Parsons, i cili u shoqërua nga presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Parsons për mbështetjen e deritashme dhe ka shtuar nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për parasportistët.

Kurse presidenti Parsons e ka ftuar zyrtarisht Presidenten Osmani që të jetë prezentë në ceremoninë hapëse të Lojërave Paralimpike “Paris 2024”, më 28 gusht, njofton Presidenca e Kosovës.

Komento: