Kosova përfitoi më së paku nga samiti që u mbajt në Poloni

13:07 | 06 July 2019

Çka përfitoj Kosova nga samiti që u mbajt në Poloni?
Dje përfundoj Samiti i radhës i Procesit të Berlinit i mbajtur në Poznan të Polonisë.

Në nivelin politik, liderët ri-konfirmuan unanimisht mbështetjen e tyre për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, liderët shqyrtuan progresin në pesë fusha specifike të bashkëpunimit: ekonomia, inter-konektiviteti, marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe çështje të hapura bilaterale dhe siguria.

Njëkohësisht, liderët u dakorduan që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë nikoqir të Samitit të ardhshëm të procesit të Berlinit.

Kjo do të jetë hera e parë që dy vende do të bashkë-kryesojnë samitin. Kroacia të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në maj 2020. Shqipëria të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm Digjital në vitin 2020.

Po ashtu, liderët kanë mirëpritur ofertën e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës që të jenë nikoqir të takimeve përgatitore të procesit të Berlinit gjatë vitit 2020.

Instituti ‘Epik’ ka publikuar një shkrim ku ka treguar se çka kanë përfituar shtetet nga ky samit.

Samiti në veçanti dakordoj pakon e ardhshme investuese për avancimin e inter-konektivitetit në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

U miratuan tetë (8) projekte me investim të vlerësuar prej €728.2 milion në avancimin e transportit rrugor, hekurudhor dhe sistemit energjetik. Në këtë drejtim, BE-ja do financoj këto investime me grant prej €180 milion. Përveç granit të BE-së, investimet do të financohen nga buxheti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kredi nga Banka Evropian për Investime (EIB), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Banka Gjermane Zhvillimore (KfW).

Këto janë projekte të dakorduara për financim gjatë Samitit të Poznanit:

BOSNJA DHE HERCEGOVINA

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni PutnikovoBrdo 2.
Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni PutnikovoBrdo 2 – Medakovo.
Korridori Mediteran Vc, nën-seksioni Poprikusë – Nemila.
SERBIA

Korridori Trans-Ballkanin i Energjisë, 400kV linja Obrenovac – BajinaBašta.
KOSOVË

Korridori Orient/East-Med: linja hekurudhore 10.

MAQEDONIA E VERIUT

Korridori Orient/East-Med: rruga 6a: rruga motorike A4, Shkup-Bllacë.

Interkonekcionii gazit Maqedonia e Veriut – Greqi.

Korridori Orient/East-Med: Linja hekurudhore Maqedonia e Veriut – Serbia. Stacioni i përbashkët
Hekurudhor Tabanovce.

Bashkangjitur gjeni dy infografikat për rezultatet e Samitit të Poznanit.

Komento: