Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”

15:30 | 27 Shkurt 2026
kosova-perfiton-mbi-10-milione-dollare-nga-“pandemic-fund”

Kosova ka përfituar mbi 10 milionë dollarë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund, një mekanizëm global që mbështet vendet në forcimin e kapaciteteve për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm. Kosova është një nga vendet përfituese përmes projektit MAKE READY”, shkroi Vitia në Facebook,

Komento: