Ketë të premte Republika e Kosovës do të bëhet me ushtri.
Kosova po përplaset edhe me aleancën që ia garanton sigurinë për forcën e ardhshme, që emrin nuk do ta ketë ushtri.
Ligji nuk do t’ia ndryshojë mandatin e as emrin FSK-së, por themeluesit dhe kundërshtuesit e saj po i referohen si Ushtria e Kosovës.
Njohësit e këtyre zhvillimeve paralajmërojnë se ushtri e plotë në formë dhe në përmbajtje mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese dhe në një proces afatgjatë. Gjykuar sipas kësaj, ata që i kanë dhënë start këtij transicioni mund të mos jenë fare akterë relevantë në momentin e transformimit të FSK-së në ushtri të vërtetë, shkruan Koha Ditore.
Kuvendi të premten do t’i votojë tri projektligje, nëpërmjet të cilave e avancon në ushtri statusin civil që aktualisht e ka Forca e Sigurisë (FSK). Opsioni i ndryshimeve ligjore u vu në veprim, meqë amendamentet kushtetuese për të cilat insistojnë ndërkombëtarët nuk mund të kalojnë në Kuvend pa votën edhe të serbëve…