Kosova humb në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një pikë në dy ndeshjet e para, Kosova nuk e ka nisur aspak mirë në aventurën e dytë në Nations League.
Pas barazimit me Moldavinë në Itali, Kosova është befasuar midis stadiumit ‘Fadil Vokrri’, duke pësuar humbje 1-2 nga Greqia.
‘Dardanët’ e nisën keq takimin.
D. Dimitrios Limnios shfrytëzoi një top të kthyer nga kapiteni Samir Ujkani, për ta dërguar atë në rrjetë në tentimin e dytë.
Kosova nisi më pas të sulmojë, por pavarësisht rasteve, nuk e gjeti rrjetën në pjesën e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, derisa Kosova po mundohej për diçka më shumë, Greqia shënoi edhe golin e dytë.
Në minutën e 51’, D. Dimitris Siovas shënoi për t’i shokuar vendasit, për 0-2.
Kosova arriti të shënojë më vonë golin e shpresës, 10 minuta para fundit të ndeshjes me anë të Bernard Berishës, por vetëm aq, pavarësisht tentimeve të shumta deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Pas kësaj humbje, Kosova renditet e parafundit në Grupin 3 të Ligës C, me vetëm një pikë të grumbulluar.