Kosova ka pësuar humbje të thellë nga Holanda.
Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave është mposhtur 0-6 nga Holanda në ‘Fadil Vokrri’ në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Fituesi i kësaj përballje u mësua që pas pjesës së parë, me Holandën që kishte epërsi prej 0:4.
Snoijis me tri gola, Van de Donk, , Martens dhe Miedema me nga një, shënuan për fitoren e Holandës.
Pas nëntë ndeshjeve, Holanda kryeson me 27 pikë në grupin A.
Ndërsa, Kosova që ka zhvilluar tetë ndeshje, renditet në vendin e katërt në grup, me 10 pikë.