Kosova pjesë e Bordit të Paqes, Rama uron Osmanin: Faktorët politikë ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Trump

11:26 | 21 Janar 2026
kosova-pjese-e-bordit-te-paqes,-rama-uron-osmanin:-faktoret-politike-ta-cmojne-kete-dore-te-shtrire-nga-trump

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën që presidenti Trump i bëri Kosovës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Një ftesë të tillë e mori edhe Rama para pak ditësh.

Rama e përshkroi këtë si “gjest domethënës” ndaj Kosovës nga Trump dhe krahas urimeve pati edhe një mesazh për politikanët në Kosovë.

“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë. Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e  për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkroi Rama në X.

Komento: