Haradinaj ka thënë se Kosova është pjesë e rëndësishme e procesit të Berlinit.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës për të qenë pjesë e familjes evropiane.
Kreu i ekzekutivit tha se vendimi që samiti i ardhshëm të ketë nikoqir Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut e bënë edhe më domethënës procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në Facebok, Haradinaj tha e Kosova është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe rreshtohet krah aleatëve si vlerë e shtuar e integrimit të rajonit në BE.
Postimi i plotë:
Shpreh respekt të veçantë për Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës sonë për të qenë pjesë e familjes evropiane. Vendimi, që samiti i ardhshëm të ketë nikoqir Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut e bënë edhe më domethënës procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Kosova është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe rreshtohet krah aleatëve si vlerë e shtuar e integrimit të rajonit në BE. Njohja reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues, do të hapte perspektivën tonë. E përkrah fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Evropë gjithëpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtime. Pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë përbërëse të familjes evropiane, BE nuk do të jetë e plotë. Faleminderit Boyko! RH