Kosova po bëhet me ushtri, kryeministri Haradinaj nis festën

08:05 | 14 Dhjetor 2018

Pak orë para se Kosova të bëhet me ushtri, kryeministri Ramush Haradinaj me shokë e ka nisur festën.

Procesi i transformimit nga FSK në Ushtri, ka bërë që gjithë shqiptarët anë e kënd botës të gëzohen. Kjo me vetë faktin, se për një ditë të tillë është ëndërruar kaherë.

E për të festuar për këtë të arritur kaq të madhe, ka dalë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Krahas tij janë edhe deputetët Daut Haradinaj e Haxhi Shala, transmeton Indeksonline.

“Qaste emocionale para formimit të USHTRIS SË KOSOVES
E perjetova ket ditë me mikun tim RAMUSH HAREDINAJ.Të dashur bashkeluftetar Kosoven e bemë.URIME H. SH”, ka shkruar deputeti Shala krahas fotografisë.

Komento: