Kosova po bëhet me ushtri, Prishtina ‘pushtohet’ nga flamujt amerikan

10:40 | 12 Dhjetor 2018

Republika e Kosovës do të bëhet me ushtri këtë të premte. Transformimi i FSK-së në ushtri po bëhet me ‘izën’ e Amerikës.

E në shenj falënderimi sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamuj amerikan.

Mësohet se vendosja e flamujve në kryeqytet është bërë me kërkesë të Qeverisë së Kosovës.

Edhe komunat janë stolisur me flamuj amerikan në prag të themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Në këtë formë kosovarët po dëshirojnë të falënderojnë SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj fuqizimit të shtetësisë së Kosovës. /ORAinfo/

Komento: