Kosova po boshtiset, pasi që shumë të rinj po largohen për një jetë më të mirë.
Numri i kosovarëve që po ikun nga Kosova vazhdon të rritet.
Këtë e vërteton edhe ky njoftim në rrjetet sociale i një grupi që thuhet se janë 17 persona.
Që të gjithë raportohet se janë pajisur me viza pune në Kroaci.
Madje, ata thonë se janë vetëm grupi i parë që po shkojnë në këtë shtet, duke lënë të hapur mundësinë e ikjes edhe të një grupi tjetër.