Kosova po e kërkon, lojtari nënshkruan kontratë me Wolsburgun

17:16 | 06 Maj 2019

Mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbeçaj, ka shpërthyer sivjet në Bundesligë.

21-vjeçari ka fituar vëmendjen e duhur te Wolfsburgu duke u bërë pjesë e ekipit të parë. Ai numëron 23 ndeshje, 12 i ka nisur si titullar dhe ka shënuar 1 gol.

Interesimi për futbollistin e ri ishte i madh nga shumë klube të ndryshme në Europë. Wolfsburgu duke parë “sulmet” në rritje për futbollistin ka lëvziur shpejt dhe ka rinovuar me të.

Ai ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2023 me ekipin gjerman.

“Elvisi është rritur me kalimin e viteve dhe ka patur vazhdimësi nga ekipet e të rinjëve në Bundesligë e deri tek ekipi i parë. Ai nuk ka humbur përqëndrimin te puna. Ai punon fort dhe do të rrisë ende nivelin e tij në vitet që do të vijnë”, – u shpreh drejtori sportiv, Marcel Schafer.

Rexhbeçaj ende nuk ka zgjedhur ekipin që do të përfaqësojë në kombëtare. Gjermania duket pjacë e lartë, ndërsa Kosova dhe Shqipëria e presin me tapet të kuq.

Komento: