Kosova pranon Planin e Punës për Punësim në Berlin, Hoti: hap i rëndësishëm drejt BE-së

15:50 | 11 Maj 2026
kosova-pranon-planin-e-punes-per-punesim-ne-berlin,-hoti:-hap-i-rendesishem-drejt-be-se

Kosova ka pranuar zyrtarisht Planin e Punës mbi Punësimin dhe Politikat Sociale në kuadër të Procesit të Berlinit, gjatë një takimi të mbajtur në Berlin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se dokumenti i është dorëzuar nga Ministrja Federale për Punë dhe Çështje Sociale e Gjermanisë, Bärbel Bas.

Hoti e ka vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për integrimin evropian dhe forcimin e politikave sociale dhe të punësimit në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Republika e Kosovës sapo pranoi zyrtarisht Planin e Punës mbi Punësimin dhe Politikat Sociale të këtij Procesi, në kuadër të Ministerialit të Procesit të Berlinit

Sot në Berlin, si Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, kisha kënaqësinë ta pranoj Planin e Punës, këtë dokument të rëndësishëm, nga znj. Bärbel Bas, Ministre Federale për Punë dhe Çështje Sociale e Republikës Federale të Gjermanisë, ngjashëm sikurse kolegët nga 6 shtetet e Ballkanit Perendimor në kuadër të Konferencë së sotme me fokus në avancimin e politikave të punësimit dhe atyre sociale së bashku.

Pranimi i këtij dokumenti shënon një moment vendimtar në rrugën integruese të Kosovës dhe bashkëpunimit rajonal, që i jep një impuls të ri, të pakthyeshëm, rrugëtimit tonë drejt standardeve evropiane mbi politikat e punësimit dhe ato sociale.

Komento: