Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Danimarkë.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë publike emrat e lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjen ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë.
Përfaqësuesja jonë do të përballet me 21 mars me Kombëtaren daneze, para ndeshjes kualifikuese ndaj bullgarëve në EURO 2020, shkruan lajmi.net.
Bernard Challandes për herë të parë do ta ketë në skuadër Florent Hasanin, pasi deri më tani kishte luajtur në grupmoshat U-21.
Në listën e përpiluar nga trajneri zviceran, janë rikthyer edhe Besant Celina e Valon Berisha, që kishin munguar në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.
Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të Përfaqësues tonë për ndeshjen e 21 dhe 25 marsit.