Kosova është renditur e treta në Evropë për sa i përket përhapjes së internetit.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar në Facebook për përhapjen e internetit në Kosovë të publikuar nga statistika e fundit e EUROSTAT-it.
Veseli ka shkruar se është krenar me Kosovën.
“28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, Ëorld Ëide Ëeb filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%”, ka shkruar Veseli.
Ai ka shkruar se Kosova lë prapa të gjitha vendet e rajonit sa i përket përhapjes së internetit. “Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkurron me vendet më të zhvilluara të kontinentit. Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit e cila në të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”, ka shkruar Veseli.