Kosova renditet në vendin e 12-të në mesin e mbi 180 vendeve për të bërit biznes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kosova renditet në vendin e 12-të në mesin e mbi 180 vendeve për të bërit biznes

12:37 | 02 Shtator 2020

Kosova në vendin e 12-të në mesin e mbi 180 vendeve për të bërit biznes.

Agjencia Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) dhe Agjencia për Regjistrat Ligjor, Publikë dhe Shërbimet Përkatëse të Sllovenisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Drejtoresh e ARBK-së, Nexhmie Selimi, tha se memorandumi parashihet themelimi i një kornize të bashkëpunimit ndërkufitar në disa fusha.

Sipas saj, si rezultat i lehtësimit Kosova ka shënuar ngritje në vlerësimit e lehtësimit të kushteve të të bërit biznes, duke u renditur e dymbëdhjeta.

“ARBK-ja synon në mbushjen e aktiviteteve duke synuar përmirësimin e të bërit biznes. Kosova renditet e 12 në mesin 180 vendeve ne botë sipas vlerësimit të Bankës Botërore të Biznesit për vitin 2019”, tha ajo, raporton EO.

Sipas saj, ARBK-ja ka bërë ndryshime dhe lehtësime e të regjistruarit të një biznesi ku koha e regjistrimit të një biznesi bëhet brenda dy ditësh.

Komento: