Kosova rreshtohet krah ShBA-së, MPJD: Qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian

12:50 | 28 Shkurt 2026
kosova-rreshtohet-krah-shba-se,-mpjd:-qendrojme-te-vendosur-kunder-regjimit-iranian

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas sulmit ushtarak të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran.

Në njoftimin e saj në Facebook, MPJD shkroi se regjimi iranian për dekada ka shtypur popullin e vet, ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ministria shpreh mbështetje për qëndrimin e Presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për të frenuar regjimet që, sipas saj, kërcënojnë popujt e lirë dhe stabilitetin global.

“Regjimet që shtypin qytetarët e tyre, që mbështesin dhunën ndaj vendeve demokratike dhe që kërcënojnë popuj të tjerë, nuk mund të jenë faktor paqeje. Liria, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera universale që meritojnë mbrojtje të palëkundur. Qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian dhe në mbështetje të Presidentit Trump, duke u solidarizuar me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike”, shkruhet në njoftim

Komento: