“Kosova s’e ka luksin të humbë aleanca”, Çitaku, Kurtit: Bashkëpunimi me SHBA’të nuk është nënshtrim

22:07 | 12 November 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se tensionet aktuale e kanë kthyer gjendjen në veri më shumë se një dekadë prapa.

Çitaku, duke u thirrur në çështjen e targave, vendimin për të cilën kryeministri Kurti vazhdon të këmbëngul se nuk do ta shtyjë, ka thënë se Kosova duhet të koordinohet me miqtë e saj, pasi “nuk e ka luksin të humbë aleanca”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Gjendja në veri është kthyer më shumë se 1 dekadë prapa. Çdoherë duhet të koordinohet me miqtë, është dashur të ndiqet këshilla e tyre për targat deri në arritjen e marrëveshjes finale. Kosova nuk e ka luksin të humbë aleancë, përkundrazi duhet t’i fuqizojë ato dhe të krijojë aleanca të reja”, ka thënë ajo për Blic.

Tutje, ajo ka theksuar se kryeministri Kurti duhet të jetë më i kujdesshëm në raport me ShBA’në, dhe se bashkëpunimi me ta nuk është nënshtrim.

“Shpresoj që kryeministri Kurti të bëhet më u kujdesshëm. Bashkëpunimi me SHBA-të nuk është nënshtrim. Kurti nuk e përfaqëson vetëm vetveten dhe vetëm partinë e tij por të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Komento: