Kosova sërish nikoqire e “Defender Europe”

13:28 | 12 Janar 2024
kosova-serish-nikoqire-e-“defender-europe”

Kosova do të jetë sërish nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe” që do të organizohet në vitin 2025.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

“Po, Kosova do të jetë sërish nikoqire e Defender Europe, që do të organizohet në vitin 2025″, tha ai shkurtimisht.

Ndryshe, edhe të enjten zëvendësministri, Shemsi Syla për Front Online ka thënë se ushtria e Kosovës në vitin 2025 do të jetë pjesë e “Defender”.

“Në 2025 do jemi pjesë e “Defenderit”, kemi filluar kontaktet, planet dhe përgaditjet”, ka thënë ai shkurtimisht për Front Online.

Komento: