Kosova shënon golin e katërt kundër Sllovakisë

22:26 | 26 Mars 2026

Kombëtarja e Kosovës e ka shënuar edhe golin e katërt në përballjen ndaj Sllovakisë.

Ishte Kreshnik Hajrizi që shënoi nga afërsia me një goditje të fuqishme pas një rivëndje këndore.

Hajrizi u gjend në vendin e duhur nga topi i kthyer prej goditjes së Hajdarit dhe e la pa asnjë mundësi portierin sllovak (72’).

Kësisoj, më pak se 20 minuta e ndajnë Kosovën nga finalja e Kupës së Botës ndaj Turqisë.

Komento: