Shumë media botërore i kanë dhënë hapsirë Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian”, ka bërë një përmbledhje prej nëntë ngjarjeve kryesore të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020.
Një prej tyre është fitorja historike e “Dardanëve” kundër Bullgarisë me rezultat 3-2, i cili ishte triumfi i parë në këtë gara.
“Çdo kush me dyshime e ka lexuar njoftimin e Federatës së Futbollit të Anglisë se do të presin Kosovën në St Mary’s dhe jo në Ëembley. A nuk ishin djelmoshat e Bernard Challandes edhe aq kundërshtarë?”, nis shkrimin mediumi britanik.
Por, askush që ka njohur për futbollin nuk do t’i vlerësojë në fushë, kjo ka treguar edhe fitorja edhe e ditës së hënë – kur goli me kokë në minutën e 92-të nga Elbasan Rashani bëri që të shpërthejnë festime të çmendura – kjo bëri që Kosova të jetë e pamposhtur që 14 ndeshje.
Gazeta më tutje shkruan se Kosova më së paku do të përpiqet që të sigurojë pozitën e dytë në grupin A.
Ekipi i Bernard Challandes janë të shkëlqyeshëm në posedim të topit dhe fituan në Sofje përkundër që u mungoi Arbër Zeneli, njëri ndër anësorët e tyre të nivelit më të lartë.
Anësori tjetër, Milot Rashica, kontribuoi me gol dhe asist. Ata mund të mos e mbushin ende stadiumin Ëembley, por është e vështirë ta mendosh ndonjë Kombëtare që e kënaq më shumë publikun në Evropë sesa Kosova, përfundoi gazeta, transmeton Gazeta Alo.
Gjithashtu në këtë shkrim përfshihet triumfi në Ligën e Kombeve të Porrtugalisë, Devid Neres i Ajaxit debuton me Brazilin si dhe disa të tjera.
Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, një pak se lideri Anglia dhe vendi i dytë, Republika Çeke.