Kosova dhe Serbia pritet që gjatë këtij viti të arrijnë marrëveshjen finale për pajtimin e dy vendeve.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër kthyese presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në atë letër Marcon ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vizitojë Serbinë dhe se përkrah çdo përpjekje për të arritur marrëveshje me Kosovën, “pavarësisht pengesave aktuale të dialogut”, transmeton lajmi.net.
“Shpresoj që së shpejti të vizitojë Serbinë, në mënyrë që t’i shfaqim lidhjet e forta të miqësisë mes vendeve tona dhe për të mbështetur zgjerimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në bazë të partneritetit strategjik”, ka theksuar Marcon në përgjigje të letrës së Vuçiqit të dërguar me 21 dhjetorit të vitit të kaluar.
“Franca mbështet perspektivën evropiane të Serbisë, e cila është garantuese e stabilitetit, si dhe zhvillimi ekonomik dhe social. Kjo mbështetje është edhe politike dhe praktike, përmes ekspertizës franceze në fusha të tilla si reforma administratës publike dhe menaxhimit ekonomik, por edhe përmes projekteve që ka Franca për zhvillim në të ardhmen e afërt në vendin tuaj”, thuhet mes tjerash aty.
Presidenti francez theksoi se, përveç kësaj, ai dëshiron që Franca të jetë edhe më e angazhuar në një nivel dypalësh, në favor të stabilizimi të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor.