Para pak çastesh Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka votuar tri projektligjet që i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar sërish shefi i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg.
Ai ka shprehur keqardhjen për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Më vjen keq për vendimin e marrë përkundër shqetësimeve që kemi shprehur. Ne e kemi bërë të qartë se koha nuk është e duhura. NATO do ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO’s me FSK’në”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Stoltenberg qysh në fillim ka qenë kundër Ushtrisë, duke thënë se nuk është momenti i duhur për këtë.