Fitore minimale e Kosovës U21, në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Andorrës.
Kombëtarja e Kosovës U21 i ka dhënë fund serisë negative me rezultat, duke e mposhtur 1:0 Andorrën në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen kualifikuese për EURO2021.
‘Dardanët’ e rinj nuk dinin për fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, me Kosovën që ishte dominuese.
Golin e fitores për Kosovën e shënoi sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, në minutën e 62’, pas një asistimi të pranuar nga Alban Ajdini, shkruan lajmi.net.
Deri në fund të ndeshjes, Kosova pati edhe disa raste të mira shënimi, por pa arritur të gjejë golin.
Kjo ishte fitorja e tretë për Kosovën pas tetë ndeshjeve, ku me nëntë pikë renditet në vendin e katërt në grup.