Kosova vendos sanksione shtesë ndaj Rusisë

11:38 | 27 December 2024
kosova-vendos-sanksione-shtese-ndaj-rusise

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë për të datës 13 qershor 2014 për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Këto sanksione janë nga ana e Kosovës në raport me obligimet ndërkombëtare, ndaj individëve dhe entiteteve të ndërlidhur apo përgjegjës për veprime të minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Qeveria ka propozuar masa shtesë, duke bërë kështu që të forcohen masat ekzistuese, dhe i ka miratuar këto sanksione.

“Zgjerimin e listës së personave dhe entiteteve të sanksionuar, çka nënkupton individë dhe aktivitete të reja të ndërlidhura me aktivitetet destabilizuese ushtarake të Rusisë, kufizime të reja si ndalimi i teknologjisë së avancuar, të mallrave që kanë impakt në kapacitetin industrial edhe ushtarak të Rusisë, dhe ndalimi i importeve. Po ashtu edhe sanksione në sektorin e gazit të lëngshëm natyror, masa kundër 50 anijeve që Rusia përdor”, janë disa nga masat e reja të prezantuara nga Qeveria e Kosovës.

Komento: