Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do ta luajë ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest, “Dardanët” do të përballen me Bjellorusinë.
Kombëtarja e Kosovës llogaritet të jetë larg më e vlefshme se e kundërshtarit të saj.
Sipas faqes Transfermarkt, skuadra e drejtuar nga Alain Giresse, është 88 milionë euro.
Derisa ajo bjelloruse është vetëm 12 milionë euro.
Madje, veç kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi, janë më të vlefshëm se krejt ekipi i Bjellorusisë.
Rrahmani vlerën e ka 25 milionë euro, ndërkaq Muriqi vlerë i ka 15 milionë euro.
Të premten Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” luajti kundër Rumanisë.
Nga kjo ndeshje “Dardanët” nuk arritën ta marrin më shumë se një pikë.
Loja përfundoi pa gola 0:0.