Kosovare Asllani zgjidhet mesfushorja e vitit në Suedi.
Federata e Futbollit të Suedisë e ka zgjedhur Kosovare Asllanin si mesfushoren e vitit.
Këtë e ka bërë të ditur Asllani, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo, gjatë këtij viti, kishte paraqitje fantastike, duke shkëlqyer me gola dhe asistime.
Asllani gjithashtu e ndërroi skuadrën duke kaluar nga Real Madridi te AC Milani.
Ndërkohë, mesfushorja me prejardhje nga Kosova së fundmi edhe e fitoi çmimin “Këmba e Artë”.