Kosovare Asllani protagoniste në fitoren e Suedisë në Botëror.
Kosovare Asllani ishte protagoniste në fitoren e Suedisë ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, në konkurrencën e femrave.
Asllani asistoi golin e fitores për Ilestdt, për të arkëtuar fitoren e parë në këtë Botëror.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga vashat e Afrikës së Jugut, në minutën 48’, ndërsa u barazua me Rolfo në minutën e 65’.
Teksa Ilestedt me një gol në minutën e 90’, pas një asistimi nga Asllani, siguroi fitoren për Suedinë.
Suedia pas fitores renditet në vendin e parë në Grupin G.