Kosovarët e kanë gjetur ‘ilaqin’ për t’iu ikur dënimeve, ja si i tregojnë njëri-tjetrin ku ka radarë të policiës

14:48 | 13 Prill 2019

Përmes grupeve në viber, kosovarët i tregojnë njeri tjetrit se ku ka radar të Policisë.

Në këto vende ka radar, qytetarët njoftojnë përmes grupit në “Viber” Qytetarët e vendit shpeshherë po arrijnë që t’i ikin radarit.

Për këtë po iu shërben një grup në Viber, përmes të cilit ata njoftojnë për vendet në të cilat ka radarë.

Grupi në të cilin ata tregojnë se ku ka radarë në çdo orë të ditës numëron mbi 5 mijë anëtarë nga e gjithë Kosova. Por, gjithë anëtarët e këtij grupi duhet të përfillin një rregull, ashtu që të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e “Radarit”.

Atyre u ndalohet që të bëjnë foto, dhe biseda jashtë radarit. Express iu sjell disa biseda nga ky grup:

Komento: