Kosovarët e mirëpresin marrëveshjen me Serbinë për dokumentet

21:31 | 28 Gusht 2022

Kosova dhe Serbia dje arritën një marrëveshje të rëndësishme.

Lëvizjet vazhduan si rëndom edhe të dielën në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë në Merdarë.
Një ditë pas lajmit se shteti serb pranoi t’i njeh dokumentet kosovare po vazhdonte avazi i vjetër.

Marrëveshja që do hyjë në fuqi nga 1 shtatori u pëlqeu serbëve ani se deri tash ata nuk kishin zvarritje. E ujdinë e re e duartroket edhe një kosovar që punon në Krushevc.

Këtij pajtimi kosovaro-serb pritet t’ia shohin hajrin edhe ata që kufirin e kalojnë për ditë me autobusë.

Komento: