Kosovarët e nisin 2019-ën me lajm të keq për vizat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kosovarët e nisin 2019-ën me lajm të keq për vizat

08:34 | 03 Janar 2019

As 2019-ta nuk është e sigurt nëse kosovarët do të lëvizin pa viza drejt BE-së.

Pavarësisht zotimeve të njëpasnjëshme të krerëve institucionalë se viti 2018 do të përmbyllej me liberalizimin e vizave për Kosovën, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Përkundrazi, ky proces sipas ekspertëve të procesit të integrimit rrezikon të mos finalizohet as përgjatë këtij viti. Kjo pasi që prej 1 janarit (2019) Rumania, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur, ka marrë “timonin” e presidencës së Bashkimit Evropian, shkruan Zëri.

Por situata e pafavorshme për Kosovën nuk ndërlidhet vetëm me këtë çështje. Në vështirësimin e rrugëtimit për liberalizim, sipas njohësve të procesit të integrimit, do të ndikojnë zgjedhjet që pritet të mbahen për Parlamentin Evropian (PE) gjatë muajit maj.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti i PE-së, Rainer Ëieland, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se nuk mund të premtohet kurrfarë datë se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Komento: