Kosovarët ia mësyjnë Bllacës me tren, kjo është arsyeja

12:40 | 10 Prill 2019

Kosovarët po e kujtojnë eksodin e vitit 10999.

Dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve kosovare janë nisur për në Bllacë, ku do të bëhet vënia e gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”.

Shkuarja për në fshatin Bllacë të komunës së Hanit të Elezit është organizuar me tren. Ky udhëtim po bëhet me qëllim të kujtimit të eksodit të kosovarëve të vitit 1999.

Udhëtimi me tren dhe ceremonia e vënies së gurthemelit të muzeut është organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

Komento: