Kosovarët më shumë përdorin naftën në vetura, ja çka po shkakton – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kosovarët më shumë përdorin naftën në vetura, ja çka po shkakton

21:28 | 14 Prill 2019

Në Kosovë nafta përdoret gjashtëfish më shumë sesa benzina.

Mbi 80 për qind e veturave në vend, funksionojnë me përdorim të naftës, cilësia e së cilës është dukshëm më e ulët sesa e benzinës.

E, përkundër kësaj, politikat fiskale të shtetit janë të atilla që ka një diferencë prej vetëm 2 centësh në akcizë, raporton KTV.

Akciza për naftë është 38 centë për litër, ndërsa 36 centë për benzinë.

Për këtë, organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit po kërkojnë me patjetër uljen e akcizës për benzinë, me qëllim të stimulimit të përdorimit të saj.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tregojnë se janë duke pritur rezultatet e analizave për të parë se si qëndrojnë ndotësit e mjedisit për nga renditja.

Një efekt të madh e ka ndotja nga gazrat që lirohen nga veturat.

E, në veçanti, nga veturat e vjetra të cilat janë konsumuese të mëdha të naftës.

Edhe përkundër ndotjes së madhe, Ministria e Financave nuk ka bërë ndryshime në politikat fiskale që nga viti 2010.

Këshilltari politik i ministrit Bedri Hamza, Lulzim Rafuna thotë se as nuk do të ketë ndryshime.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se importi i naftës është gashtëfish më i madh sesa ai i benzinës.

Po ashtu. është duke shënuar rritje çdo vit.

Në vitin 2017, ishte importuar naftë në vlerë të 263 milionë eurove, e një vit pas, kjo shumë shënoi rritje për 17 milionë euro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!