
Barnatoret janë stërmbushur nga qytetarët.
Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, qytetarët janë kapluar nga paniku.

Pasi pothuajse zbrazën raftet e supermarketeve, tani qytetarët po nguten që të blejnë medikamente.
Sic shihet në këto foto dhjetëra qytetarë ua kan ‘’mësyrë’’ barnatoreve.

Qeveria e vendit tonë miratoi një mori masah parandaluese ndaj virusit COVID-19 që është përhapur në mbi 100 vende në botë. Kosova ende nuk e ka asnjë rast të konfirmuar.
