
Qytetarët e Kosovës janë në panikë nga koronavirusi.
Pas alarmit për përhapjen e koronavirusit edhe në Kosovë, qytetarët tashmë kanë nisur të pajisen me ushqime të bollëshme nëpër shtëpitë e tyre.
Ndonëse në Kosovë ende nuk ka ndonjë rast të konfirmur të koronavirusit, panika për prekjen nga ky virus është zgjuar në vendin tonë.
Kujtojmë që në Shqipëri deri më tani kanë rezultuar 15 raste të konfirmuara me Covid-19. Ndërkohë një e moshuar në Durrës sot humbi edhe jetën.

