Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

17:45 | 25 Qershor 2026
kosovaret-qe-protestojne-per-zvernecin,-ali-ahmeti:-me-dhimbje-po-i-percjelli,-shqiperia-strehoi-kosoven-gjate-luftes

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një tubim të partisë ka folur për protestat disa ditore që po ndodhin në Shqipëri.

Ahmeti ka kujtuar kontributin e Shqipërisë për strehimin e kosovarëve gjatë luftës dhe për lirinë e shtetit të Kosovës dhe ka thënë se po i përcjell me shqetësim protestat.

“Shqipëria ka strehu Kosovën, është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, mjetet e Shqipërisë, Kosova s’do të ishte ajo që është sot. Prandaj me dhimbje po i përcjelli ngjarjet”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se s’dihet se “ku e kanë kokën” protestat në Zvërnec, duke përmendur Greqinë dhe Serbinë si shtete të cilat nuk ia duan të mirën rritjes së turizmit shqiptar.

Komento: