Kosovarët të dhënë pas hoteleve, ja sa vizitorë qëndruan aty për tre muaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kosovarët të dhënë pas hoteleve, ja sa vizitorë qëndruan aty për tre muaj

14:46 | 05 Qershor 2019

Është rritur numri i kosovarëve që po pushojnë nëpër hotele.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM1 2019.

Në tremujorin e parë të vitit 2019 (TM1 2019) pjesë e anketës ishin 218 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.

Në TM1 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 65.265, prej tyre 41.85% janë vendorë dhe 58.15% janë të huaj, ndërsa numri i netqëndrimeve ishte 104 907, prej tyre 39.70% nga vendorët dhe 60.30% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 28.876 vizitorë me 48.561 netqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2018.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!