Tërmet e fuqishëm ka goditur Shqipërinë.
Kosovari, Zymer Sefaj ka njoftuar se familja Sefa lëshon tetë banesa në Durrës për familjet që mbetën të pastreha si rezultat i tërmetit.
Ai gjithashtu ka njoftuar se banesat kanë nga 75 metër katror dhe janë të gjitha të mobiluara dhe të gatshme për banim.
Një tërmet i fuqishëm prej me magnitudë 6.4, ka goditur Durrësin rreth orës 4 të mëngjesit. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe deri më tash 21 viktima kanë humbur jetën derisa qindra të tjerë janë të lënduar.
Në mesin e të vdekurve janë edhe dy të rinj (vëllezër) nga Gjilani i Kosovës.
Gjithashtu gjatë ditës Shqipëria është goditur përsëri nga një tjetër tërmet me magnitudë prej 4.0.
Gjatë 16 orëve të fundit, Shqipëria është goditur nga 26 tërmete.