Kosovari bën pelegrinazh për Thaçin dhe UÇK-në në meshën e shenjtë në Vatikan

21:56 | 14 Dhjetor 2025
Kosovari bën pelegrinazh për Thaçin dhe UÇK-në në meshën e shenjtë në Vatikan

Qytetari nga Kosova, Sali Bislimi i cili jeton në Zvicër, ka bërë pelegrinazh për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe UÇK-në në meshën e shenjtë në Vatikan.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku thotë se ka takuar kardinalin anglez i cili, siç thotë ai, e bekoi atë dhe flamurin e UÇK-së.

“Para 100 mijë njerëzve të mbledhur brenda dhe jashtë bazilikës isha mjaft i emocionuar me ngritjen e flamurit të shenjtë të UÇK-së dhe Hashim Thaçit, lider të lirisë dhe Pavarësisë”, ka shkruar qytetari.

Komento: