Kosovari bie nga ballkoni i një hoteli në Austri, kjo është gjendja e tij

08:56 | 22 Tetor 2021

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një kosovari në landin Tirol të Austrisë.

Ndërsa 29-vjeçari ishte duke punuar në ballkonin e një hoteli në Pertisau am Achensee (Bezirk, Schwaz), ai papritmas u rrëzua nga një lartësi prej rreth katër metrave.

Siç shkruan krone.at, kosovari kishte rënë në tarracën e hotelit, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda.

Në ndihmë kosovarit menjëherë i ka ardhur emergjenca mjekësore. Pas kontrollit mjekësor në vendin e aksidentit, ai është dërguar menjëherë me ambulancë të shpejtë në spitalin e rrethit Schwaz.

Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur, por thuhet se ende vijojnë hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit, transmeton albinfo. at.

Komento: