Kosovari favorit për ta fituar “Eurovisionin”

14:30 | 12 Mars 2021

Një kosovar favorit për ta fituar “Eurovisionin”.

Fitues i festivalit evropian të këngës këtë vit mund të jetë një kosovar. Të paktën kështu është favorizuar nga bastet kënga “Tout l’Univers” e Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears i cili e përfaqëson Zvicrën.

Sipas basteve gjasat më të mëdha për ta fituar “Eurovision” i ka Zvicra.

“Eurovision” do të mbahet më 2021 dhe si zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe, shkruan Reporteri.

Netët gjysmëfinale do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi.

Komento: